Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka vlerësuar paraqitjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke thënë se nga Mitrovica u dha një mesazh i fuqishëm për bashkim dhe mobilizim politik.
Ajo tha se Hamza arriti të bashkojë rreth vetes themelues, ish-veprimtarë dhe të rinj, të cilët i cilësoi si njerëz të përkushtuar dhe besnikë ndaj idealeve demokratike dhe vizionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Ismaili theksoi se Mitrovica ka ditur gjithmonë të qëndrojë në anën e vlerave, punës dhe përgjegjësisë.
Në fund, ajo uroi mbarësi në këtë rrugëtim politik, duke shprehur besimin për energji të re dhe synime të drejta në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
Postimi i plotë:
Sot morëm një mesazh të fuqishëm nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Ish-kryetari i Mitrovicës dhe kryetari i PDK-së bashkoi rreth vetes themeluesë, ish-veprimtarë dhe rininë. Të gjithë njerëz të përkushtuar, besnikë ndaj idealeve demokratike dhe të vizionit për një Kosovë më të zhvilluar e më të drejtë.
Mitrovica gjithmonë ka ditur të qëndrojë në anën e vlerave, punës dhe përgjegjësisë.
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim, me vullnet të mirë, energji të re dhe qëllime të drejta për qytetarët dhe shtetin tonë!






