15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Berisha thotë se ish-krerëve të UÇK-së s’mund t’u faturohen krime të pas luftës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë u është bërë një e padrejtë.

Ai theksoi se hetimeve u janë shtuar vepra që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës.

“Kësaj periudhe hetimore i janë ngarkuar edhe vepra që kanë ndodhur nga shuarja e UÇK-së apo përfundimi i luftës deri te 31 dhjetori i 2000, çka është një diçka e padrejtë, e padenjë, dhe nuk është e vërtetë. Sepse nuk mund të faturohen krime lufte, krime që janë kryer në kohën e pasluftës, kur nuk ka pasur as Serbi, as UÇK, për cilat vepra?!”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. /Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit