Berisha merr pjesë në protestën kundër vrasjes së grave

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka folur për rastet e fundit të vrasjeve dhe vdekjeve në Kosovë.

Nga protesta që po mbahet në Prishtinë, Berisha tha se situata në vend është e rëndë dhe se mungesa e institucioneve, sipas tij, ka krijuar  pasiguri dhe “anarki”.

“Jemi prekur ditëve të fundit për shkak të vrasjeve dhe vdekjeve në komunikacion, vrasjeve të fëmijëve dhe grave. Është situatë e vështirë. Në mungesë të dritës është terr, në mungesë të institucioneve është anarki dhe pasiguri”, tha Berisha për Klan Kosova.

Ai kërkoi krijimin e institucioneve dhe ardhjen e njerëzve të përgjegjshëm e të aftë për t’i ndalur këto fenomene.

“Sot bashkë me kolegë jemi çu të tmerruar për atë se çka po raportohet dhe po shohim”, u shpreh Berisha

 

Të ngjashme

Të fundit