25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Berisha: Kurti me Asociacionin do ta shkatërrojë Kosovën, me Kodin Civil familjen

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili dje në Gjermani është zotuar se Kosova do të bëj hapa konkret për Asociacionin dhe për miratimin e Kodit të ri Civile.

Berisha ka vlerësuar se të dy këto zotime të Kurtit janë të dëmshme për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar me Asociacionin do ta shkatërron Kosovën, kurse me Kodin Civil do ta shkatërron familjen.

“Albini nga Berlini zotohet për miratimin e “Zajednicës” dhe ligjit që lejon martesën e burrave me burra dhe grave me gra!!! Me “Zajednicën” do me shkatërru Kosovën ndërsa me ligjin për martesë të të njejtës gjini do me shkatërru familjen si gjëja me e shenjët që është në këtë botë. Hajn po, mashtrues po, rrenc po, p… po, shkatrrues i shtetit po, shkatërrues i familjes po. A i ka mbetën pakë fytyrë këtij hipokriti dhe “myhypëve” të tij, a jo!?”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit