19.2 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Kurti çuditet me raportin e DASh-it: Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur rreth raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një intervistë për DW, Kurti ka theksuar se është i çuditur se pse raporti i DASh-it nuk ka cituar raportet e Freedom House e të Tranparency International.

Sipas Kurtit, Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm.

“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova” – ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit