16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Berisha fton veteranët e UÇK-së për aktivizim: Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme dhe akt tradhtie

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka ftuar veteranët e UÇK-së që të bashkohen për ta kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është e papranueshme dhe përbën akt tradhtie.

Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë!  Për ne marrëveshja e Ohrit është e pa pranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Ftes për aktivizim!

Të dashur bashkëluftëtar, veteran të UÇK-së!
Ka ardhur koha që Ne të ngremë zërin dhe të mos lejojmë që vendi ynë Kosova të degradoj e të humb sovranitetin e fituar me mund, sakrifica e gjak.
Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë!
Për Ne marrëveshja e Ohrit është e pa pranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!
Tani kjo marrëveshje ka ndodhë dhe Ne ndoshta nuk do të mundemi ta ndryshojmë por ajo që mund të ndryshojmë është përkushtimi ynë që të mos vazhdoj implementimi i kësaj marrëveshjeje në dëm të mëtejshëm për Kosovën.
Kjo bëhet me aktivizimin tuaj, me përkushtimin tuaj, duke u bëre gardian të lirisë dhe sovranitetit të vendit!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit