Berisha: Edhe VV u çu në këmbë për UÇK’në, LDK nejtën ulun, s’ua fali kurrë, veç me kanë i Listës Serbe kisha nejt ulë

- Advertisement -

Hisen Berisha, i ftuar në Kosova Live në T7, ka komentuar mosvotimin e Ligjit për Specialen nga ana e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i kritikuar këta të fundit.

Berisha ka thënë se ai s’do ua ‘’falë kurrë’’ deputetëve të LDK’së kur këta të fundit qëndruan ulur, derisa të tjerët u ngritën në këmbë duke thirrur ‘’UÇK’’.

‘’Gjithë u çuan në këmbë dhe thirren ‘’UÇK’’, edhe kjo farë VV’ja që ka deponu edhe vetë dëshmi e kanë pas, e kanë edhe sot qëndrim negativ ndaj kësaj, edhe e votuan ligjin veç pse e dinin që s’ka kurrfarë efekti, u ngritën në këmbë të paktën për formalitet, ata qëndruan ulur. E po të them me pas qellu në Kuvend, atyre të Listës Serbe iu kisha thanë ‘’nëse nuk çoheni në këmbë edhe s’votoni, dilni jashtë me kohë se kur ngritën në këmbë për UÇK’në me nejt ulun, nuk muni me u çu më kurrë’’. Edhe këta nejten ulun, kjo s’ka me iu falë kurrë, kurrë s’ia u fali, personalisht kurrë s’ia u fali qëndrimin ulur kur u miratua një ligj që u shpresu se po bëhet diçka dhe kur u thirre UÇK në sallë të Kuvendit, u ngritë  në këmbë të gjithë i madh e i vogël, ata ndejten ulun, po veç me pas kanë i Listës Serbe kisha mujt me nejt ulë.”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit