Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me banorët e vendlindjes së tij, Tërnavcit, ku ka marrë mbështetje për garën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu e cilësoi Tërnavcin si një vend mikpritës dhe gjithmonë mbështetës, duke shprehur mirënjohje për bashkëfshatarët e tij që, sipas tij, po e përkrahin pa rezervë në rrugëtimin e tij drejt një mandati të ri në Kuvendin e Kosovës.
“I falënderoj nga zemra të gjithë bashkëfshatarët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Kjo mbështetje më jep forcë dhe motivim për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka përsëritur mesazhin e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshim dhe tejkalim të krizës, duke kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ishte mesazhi i tij drejtuar qytetarëve.






