Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime mobilizuese me qytetarë në Leqinë, Pemishtë, Çitak, Aqarevë, Kopiliq të Poshtëm, Rakinicë dhe Izbicë, ku, sipas tij, ka marrë mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës.
Haxhiu tha se angazhimi, energjia dhe besimi i qytetarëve janë tregues i qartë se rruga drejt fitores në zgjedhjet e 7 qershorit është e pandalshme, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe tejkalim të krizave me të cilat përballet vendi.
“Për me ndalë krizën, me ndryshu Kosovën”, është mesazhi që ai përcolli gjatë këtyre takimeve elektorale.
Postimi i plotë:
Takim mobilizues në Leqinë, Pemishtë, Çitak Aqarevë e Kopiliqi të Poshtëm, Rakinica dhe Izbicë, mbështetje fuqishme për PDK-në.
Angazhimi, energjia dhe besimi i qytetarëve janë dëshmi e qartë se rruga drejt fitores së 7 qershorit është e pandalshme, për me ndalë krizën me ndryshu Kosovën.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






