‘1, 2, 3, hajde Lupç për hajër’: Pishman Muja e largon pjesën e përurimit të ‘vadës’ në Podujevë

- Advertisement -

Përurimi i “vadës” së ujit me pompozitet në fshatin Lupç të Podujevës, nga ministri në detyrë Armend Muja dhe kryetari Bulliqi, u kthye në tallje nga qytetarët në rrjetet sociale, e kjo si duket e ka zbrapsur ministrin e Kurtit që ta heqë nga postimi pjesën e “lëshimit të vadës”.

Muja dhe Bulliqi, të mërkurën, e kishin paraqitur si investim madhor lëshimin e “vadës” në fshatin Lupç të Podujevës. Pozimi që kishin bërë para këtij kanali të ujitjes më shumë i ngjante propagandës së Shqipërisë enveriste, se një pune e zakonshme që duhet ta kryenin zyrtarët qe e kanë këtë obligim.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, ministri në detyrë e ka larguar pjesën ku përurohet ‘vada’, ndërsa zyrtarët prapa tyre duartrokisnin./Nacionale

Të ngjashme

Të fundit