Dalin në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë

- Advertisement -

Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë, për tifozët vendas dhe ata të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet më 27 shtator nga ora 18:00 në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, dhe është e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Përveç Kosovës e Austrisë, në grupin B3 të Ligës së Kombeve janë edhe Izraeli e Irlanda.

Biletat e vëna në shitje nga Federata austriake e futbollit përfshin ato të përgjithshmet, si dhe për sektorët e veçantë të tifozëve vendës dhe për ata të Kosovës, Dardanët.

Cimet sillen nga 16 euro për fëmijët, 32 dhe 54 euro për të rriturit, varësisht në cilën pjesë të stadiumit ka kërkesa.

Nga Sektori A deri në atë F janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit