Bekim Haxhiu: Hekuran Murati po manipulon me gjendjen ekonomike të Kosovës

- Advertisement -

Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Hekuran Murati, duke e akuzuar për manipulim me të dhënat ekonomike dhe propagandë politike.

Haxhiu ka thënë se Murati nuk mund të gjejë asnjë raport nga viti 2009 e deri më sot ku Kosova renditet e fundit në Evropë për varfëri, duke kërkuar që deklaratat të mbështeten me fakte dhe dëshmi konkrete.

“Sipas të dhënave të FMN-së, Kosova për vite ka qenë vend në zhvillim me trend stabil ekonomik, ndërsa sot, me qeverisjen e Kurtit dhe Hekuranit, ka rrëshqitur ndër vendet më të varfra në Evropë”, ka deklaruar ai.
Ai ka bërë thirrje për ndaljen e dezinformimit dhe propagandës, duke theksuar se qytetarët nuk mund të mashtrohen me deklarata të pavërteta.

Postimi i plotë:

Hekuran “mercenari” po manipulon.
Le ta gjejë vetëm një raport nga viti 2009 e deri sot ku Kosova ka dalë e fundit në Evropë për varfëri.
Faktet publikohen, duhet të dëshmohen.
Boll me propagandë e mashtrim të qytetarëve.

Sipas të dhënave të FMN-së, Kosova për vite ka qenë vend në zhvillim me trend stabil ekonomik, ndërsa sot, me qeverisjen e Kurtit dhe Hekuranit, ka rrëshqitur ndër vendet më të varfra në Evropë.
Popullit nuk i hidhet hi syve me deklarata të rrejshme. Stop dezinformimit, propagandës.

https://www.facebook.com/share/1DTBaiDXB2/

Të ngjashme

Të fundit