Behrami: Në Kosovë u mbyll rruga për investimet amerikane, por populli hesht

- Advertisement -

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se “ndoshta do të ishte më mire që protesta e Tiranës të zhvendoset në Prishtinë”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Behrami ka thënë se në Shqipëri kryeministri u hapi rrugën investimeve amerikane, por populli po proteston.

Ndërkaq, në Kosovë ai tha se populli po hesht derisa kryeministri ua mbylli rrugën investimeve amerikane.

“Në Shqipëri, kryeministri u hap rrugë investimeve amerikane. Populli del në protestë.

Në Kosovë, kryeministri ua mbyll rrugën investimeve amerikane. Populli hesht!

Ndoshta do të ishte më mirë që kjo protesta e Tiranës të zhvendoset në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit