Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion VV-Aleanca

- Advertisement -

Politologu Albinoit Maloku ka thënë se për formimin e institucioneve të reja, ku në lojë është edhe çështja e presidentit, kompromisi mes partive politike është i pashmangshëm.

Ai ka thënë se me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, e vetmja gjë e garantuar është propozimi i postit të kryetarit të Kuvendit, që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e parë e dalë në zgjedhje.

Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se të gjitha modalitet për koalicione janë të hapura.

Ai ka thënë se mund të ndodhë edhe një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës.

“Është e hapur mundësia që të kem koalicion Lëvizja Vetëvendosje – Aleanca, shto këtu se Aleanca ka edhe kandidatin e vet për president dhe i plotësohet pajtueshmërisë së këtij kandidati i cili mund të bëhet potencialisht konsensual për PDK-në e LDK-në, Ramush Haradinaj”, ka thënë Maloku.

Të ngjashme

Të fundit