Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se është drejt skadimit afati obligativ prej 48 orësh për thirrjen e seancës së Kuvendit, ndërsa ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë ftesë.
Behrami ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin se përmes nënkryetarit të Kuvendit Avni Dehari dhe ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu po e shkel Kushtetutën.
“Për pak minuta kalon afati obligativ prej 48 orësh për thirrjen e seancës. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë ftesë”, shkroi Behrami.
Ai ka vazhduar me kritika ndaj Kurtit, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij.
“Kurti, përmes Deharit dhe Haxhiut, po e shkel sërish Kushtetutën, pa i lëvizur qerpiku, pa iu skuqur fytyra. Do me na marrë në qafë ky kriminel”, deklaroi Behrami.






