Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Përmes një postimi, Begaj ka theksuar se e drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe se shteti ka detyrim ta garantojë atë.

Megjithatë, ai ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë mjet për shprehjen e pakënaqësisë, ndërsa ka nënvizuar se edhe përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë brenda kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.
E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, thuhet në postim.

Të ngjashme

Të fundit