15 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Befasia e kësaj jave, Drenica e mposht Dritën

- Advertisement -

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte Fatlum Gashi i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes me një gol nga distanca, shkruan Express.

Kreshnik Uka realizoi nga penalltia në sekondat e fundit të pjesës së parë për epërsinë e dyfishtë të Drenicës.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar në minutën e 46-të nga Simonovski.

Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e pestë, kurse Drita bën hap prapa dhe tani ka 41 pikë në vendin e tretë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit