Bedri Hamza ka njoftuar se Dr. Sc. Naim Telaku do t’i bashkohet listës së Partia Demokratike e Kosovës për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Hamza tha se Telaku, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, përfaqëson vlera që i nevojiten Kosovës.
“Sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë”, ka shkruar Hamza.
Ai vlerësoi rrugëtimin akademik të Telakut, nga Prishtina dhe Mynihu deri te doktoratura në Vjenë, duke theksuar kontributin e tij në psikologji, arsimin universitar dhe licencimin profesional në Kosovë.
Sipas Hamzës, Kosovës i duhen “dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”.
Postimi i plotë:
Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë.
Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit.
Mirë se erdhe, profesor!
Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet.






