Bashkimi triumfon ndaj Borës, një hap larg finales

- Advertisement -

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së “play-off”-it, duke e mposhtur Borën me rezultat 88:73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në seri.

Takimi ishte mjaft i balancuar në pjesën më të madhe, me prizrenasit që mbanin një avantazh të lehtë gjatë lojës. Bora qëndroi pranë në rezultat dhe e mbajti ndeshjen të hapur deri në momentet vendimtare.

Megjithatë, në fund të sfidës, Bashkimi rriti ritmin dhe u shkëput në rezultat, duke siguruar një fitore bindëse dhe shumë të vlefshme në garën për finale.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:30, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku Bora do të kërkojë barazimin e serisë, ndërsa Bashkimi me një tjetër fitore do të vulosë kualifikimin në finale.

Të ngjashme

Të fundit