14.7 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Basha: Raportin e Freedom House duhet lexuar komplet, jo atë çka thotë opozita

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ishte i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në ATV ku ka folur rreth aktualitetit politik në Kosovë.

“Kushdo që ndjek një shembull si z.Kurti në Kosovë, ia sheh hairin”, kështu ka thënë Basha kur ka komentuar përfshirjen me komente të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, të cilat u mbajtën të mërkurën.

“Kur është puna në raport me shqiptarët duhet të bëhemi bashkë”, tha ai.

Basha ka komentuar edhe raportin e Freedom House.

“Raportin e Freedom House duhet ta lexojmë komplet. Nuk duhet lexuar çka thotë opozita për raportit”, tha ai.

Basha tha se “Freedom House thotë se Qeveria Kurti ka ndjekur reformat për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Përmend edhe Byronë edhe Vettingun”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit