23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Rugova: Kurti do të përballet me ShBA-në, Gjermaninë e Francën, nëse nuk miraton draft-statutin Asociacionit

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai duke folur për kërkesat, që kohët e fundit janë shtuar nga ndërkombëtarët, për formimin e tij, ka thënë se nuk beson që Kurti është aq naiv sa të mos dëgjojë thirrjet e parterëve sidomos SHBA-në.

Rugova në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ka thënë se nëse Kurti nuk e miraton draftit deri më 10 maj, para votimit të Këshillit të Ministrave në KiE, do të përballet me ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën.

“Dua të besoj që Kurti nuk është aq naiv në një situatë të tillë gjeopolitike, t’i thotë jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti i ka dy rrugë, para 10 majit ta miratojë në Qeveri draft-stautin e Asociacionit, prandaj presidentja ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese apo vet Qeveria, ose do të përballet me Amerikën, Gjermaninë dhe Francën”, ka thënë Rugova.

Ai ka thënë se nëse Kurti nuk e bënë këtë mund të izolohet individualisht.

Rugova i ka bërë thirrje partive opozitare që ta mbështesin Kurtin në zbatimin e planit franko-gjerman.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit