28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Basha: Dinari nuk është valutë e jona dhe s’bëhet temë e dialogut në Bruksel

- Advertisement -

“Dinari nuk është valutë e Republikës së Kosovës, këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështuqë nuk është temë që e trajton Kosova. Është paradoksale me thirrë BE për me debatu për dinarin kur vet BE e ka valutë euron”. Kështu deklaroi deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha.

Lidhur me ftesën që i është bërë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit në Kosovë, Basha tha se dinari nuk bëhet temë e dialogut sepse ne dialogojmë për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbi si shtete të pavarura, e jo për ti trajtuar problemet e Vuçiqt.

Basha më tej sqaroj se qytetarët kanë të drejtë t’i mbajnë në llogaritë e tyre bankare të gjitha valutat, por transaksionet dhe shitblerjet duhet të bëhen vetëm në euro.

Në anën tjetër, lidhur me deklarimet e fundit nga SHBA, deputeti i VV-së Dimal Basha tha se raportet mes Kosovës e Amerikës nuk janë të lëkundura.  “Si mospajtimet në familje, normal që të mbetet hatri ndonjëherë sepse e do shumë, por megjithatë smund ta duash të nesërmën më pak, tha mes tjerash Basha në “Info Plus” në RTK.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit