Barcelona në “gjumë”, Rashford “shenjëstrohet” nga Mourinho

- Advertisement -

E ardhmja e Marcus Rashford mbetet e paqartë, ndërsa emri i tij tashmë lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Sipas raportimeve nga Anglia, Jose Mourinho e dëshiron sulmuesin anglez si një nga përforcimet e para në rast se merr drejtimin e klubit madrilen.

Mourinho e njeh mirë Rashfordin nga koha te Manchester United dhe vlerëson shpejtësinë, fleksibilitetin dhe aftësinë e tij në repartin ofensiv.

Rashford këtë sezon ishte i huazuar te Barcelona, por klubi katalunas ende nuk ka vendosur nëse do të aktivizojë opsionin e blerjes prej rreth 30 milionë eurosh. Kjo situatë mund t’i hapë derën Real Madridit për një lëvizje surprizë gjatë verës.

Të ngjashme

Të fundit