Bajrami tregon pse Qeveria nuk po i përgjigjet ofertës amerikane për gaz: A po ju leverdisë importi?

- Advertisement -

Zyrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan.

Ajo ka bërë me dije se derisa vendet e rajonit po nënshkruajnë kontrata për këtë çështje, Qeveria e Kosovës nuk po i përgjigjet ofertës së qeverisë amerikane për këtë çështje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka treguar se po vepron kështu qeveria.

“Derisa Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje 20-vjeçare për 6 miliardë dollarë për gazin e lëngshëm amerikan (LNG) e Bosnja dhe Hercegovina po mbështeten nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi të ri që lidhet me terminalin LNG në Kroaci, Qeveria e Kosovës as në mandat të plotë e as tash në detyrë nuk i është përgjigjur ofertës amerikane për gaz të lëngshëm. Pyetja është pse? A po ju lëverdis importi?”, ka shkruara ajo.

Të ngjashme

Të fundit