Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-0 në xhiron e dytë të La Ligës.
Raphinha shënoi golin e parë për kampionin e Spanjës në minutën e 37-të pasi u asistua nga Pedri.
Ndërkaq, goli i tyre i dytë erdhi nga Fermin Lopez në minutën e 82-të.
Deri tash katalunasit kanë bilanc perfekt, dy ndeshje, dy fitore.





