13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Barça blindon margaritarin me kontratë të re

- Advertisement -

Barcelona ka bërë të ditur se Pau Cubarsi ka nënshkruar kontratë të re.

Ujdia e re e Cubarsit me klubin nga Katalonia do të jetë deri në verën e vitit 2027, teksa klauzola do të jetë në vlerë prej 500 milionë euro.

Ai ka vënë firmën në marrëveshjen e re në mëngjesin e kësaj të enjte, ku mori pjesë edhe presidenti i klubit Joan Laporta dhe zyrtarë të tjerë.

Cubarsi tashmë ka arritur 20 paraqitje me klubin e Barçës.

Mbrojtësi spanjoll debutoi më 18 janar të këtij viti, duke bërë debutimin në Kupën e Mbretit kundër Unionistas.

Ndërsa u vlerësua më së shumti për paraqitjen fantastike që e pati ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit