15 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Tuchel thotë se u shkelën rregullat: Gjyqtari anësor më kërkoi falje, por kjo nuk ndihmon

- Advertisement -

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munichun.

Megjithatë, trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit në fund të takimit, kur akordoi pozicion jashtë loje në momentin kur Mathijs de Ligt e barazoi rezultatin.

“Ishte një fatkeqësi absolute. Një shkelje e rregullave. Kjo duhet luajtur deri në fund. Ky është rregulli. Gjyqtari anësor bëri gabimin, dhe gjyqtari bëri gabimin e dytë. Ishim pothuajse aty dhe një gabim shumë i pazakontë i lojtarit më të mirë për golin e barazimit, më pas pranuam në një vendim shumë të ngushtë në kohën e fundit. Pastaj shënuam një dhe ishte një vendim katastrofik nga ana e anësorit dhe gjyqtarit, kështu që ndihet pothuajse si një tradhti në fund për shkak të atij vendimi”, u shpreh Tuchel.

“Anësori tha më fal. Kjo nuk ndihmon në atë nivel, të ngrejë flamurin në një vendim si ky, në një vendim të ngushtë në minutën e fundit. Edhe arbitri nuk duhet të fishkëllojë, shikon që ne e fitojmë topin e dytë, shikon që ne e largojmë goditjen. Të fishkëllosh është një vendim shumë, shumë i keq. Është kundër rregullave dhe është një vendim i keq nga të dy. Është një fatkeqësi, e vështirë për t’u gëlltitur, por është ashtu siç është”, vazhdoi ai.

Reali është tani në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Borussia Dortmundin.

Finalja do të luhet në “Wembley” të Londrës me datën 1 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit