Ballkani po zhvillon një paraqitje të mirë në ndeshjen e kthimit ndaj Connah’s Quay Nomads, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.
Skuadra nga Suhareka po përballet me ekipin uellsian në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ballkani ishte më kërkues gjatë pjesës së parë, duke krijuar më shumë raste dhe duke e vendosur shpesh në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Presioni i vendasve u shpërblye në minutën e 20-të, kur Edvin Kuç realizoi golin e avantazhit për kampionët e Kosovës.
Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve, ndërsa Ballkani mbajti epërsinë 1-0.
Kujtojmë se ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Uells, përfundoi me rezultat 0-0, duke e lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.






