- Advertisement -

Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se VV-ja ka mashtruar qytetarët.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike”.

“Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike”.

“A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?”, ka thënë Bajrami