12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bajrami: Propaganda nuk kalon, s’ka vend për lavdata të kësaj qeverisje

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Qeverisë, duke thënë se e ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sesioni i Kuvendit nuk ka përfunduar me 1 gusht por sipas saj ka muaj që s’është mbajtë seancë e rregullt.

Tutje ajo ka shtuar se nuk ka vend për lavdata sepse sipas saj, gjatë këtij mandati plot 112 ligje janë ndryshar.

Me Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrativenë në fazën e parë janë ndryshu 38 ligje me nga një nen maksimum dy dhe në fazën e dytë janë ndryshu 43 ligje me një nen maksimum dy.

Dmth. në këtë mandat me 2 ligje janë ndryshu 112 ligje.

Kur t’i heqim 112 ligje nga totali i ligjeve të aprovuara në këtë mandat ajo që këta quajnë ”përformancë” bie me 50%.

Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni, andaj s’ju ka mbetë tjetër veç manipulimit me shifra e ”patriotizmit” për vota që sot na e shesin dezertorët e dikurshëm”, ka shkruar ajo.

 

Reagimi i plotë i saj:

Propaganda nuk kalon

Kjo legjislaturë veç e suksesshme nuk mund të quhet sepse: mazhoranca në Kuvend duke ju nënështru Qeverisë ka shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës – plot 10 herë.

A është sukses ky?

Mazhoranca gjithashtu ka sabotu punë e shumicës së komisioneve hetimore, duke mbrojtë me fanatizëm të korruptuarit e partisë në Qeveri, kjo s’ka ndodhë asnjëherë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa sesioni pranveror nuk ka përfundu me 1 gusht siç po thuhet, sepse ka muaj që Kuvendi s’ka mbajtë seancë të rregullt, në emër gjoja të ”renovimit të sallës plenare”.

E sa ju përket ligjeve të miratuara, këtu vend për lavdata nuk ka, sepse gjatë këtij mandati plot 112 ligje janë ndryshu me nga një nen maksimum dy nene për tu harmonizuar me dy Ligje që janë ndryshu siç duhet:

Me Ligjin për Kundërvajtje – janë ndryshu 31 ligje tjera (një nen ose dy maksimum).

Me Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrativenë në fazën e parë janë ndryshu 38 ligje me nga një nen maksimum dy dhe në fazën e dytë janë ndryshu 43 ligje me një nen maksimum dy.

Dmth. në këtë mandat me 2 ligje janë ndryshu 112 ligje.

Kur t’i heqim 112 ligje nga totali i ligjeve të aprovuara në këtë mandat ajo që këta quajnë ”përformancë” bie me 50%.

Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni, andaj s’ju ka mbetë tjetër veç manipulimit me shifra e ”patriotizmit” për vota që sot na e shesin dezertorët e dikurshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit