Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture

- Advertisement -

Një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture ka ndodhur sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ku janë lënduar katër persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Sadik Rama’ në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një autoambulancë dhe një veturë, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar  fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Të ngjashme

Të fundit