Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka publikuar sot gjatë ditës disa të dhëna për qarkullimin e bizneseve, ku sipas tij, qarkullimi ka shënuar rritje në 4.8%.
Murati thotë së këto të dhëna janë zyrtare, e të deklaruara në ATK.
“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keq informuar, ose qëllimkeq”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar “Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”.
Ndaj këtyre të dhënave të publikuar nga ministri, reagoi deputetja LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila po ashtu ka ftuar ministrin për përballje.
Bajrami thotë se eksportet e Kosovës në vitin 2023 kanë shënuar rënie krahasuar më vitin 2022.
“Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve”, ka deklaruar ajo.
Sipas Bajramit, në mandatin e ministrit Murati, bizneseve u janë bërë disa dëme.
“Në mandatin e juaj:Investimet kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit. Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë. Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë. Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajte kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022”.
Gjithashtu, ajo ka shkruar se tash e dy vite drejtori i ATK-së është pa mandat, duke shtuar se ai është i emëruar i PDK-së, kur ministër i Financave ishte Bedri Hamza.
“E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, përfundon reagimin ajo.
.