13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Bajrami i reagon Mujës: Pas katër viteve qeverisje, keni mbet me u lavdëru me një tre mujor

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Muja, pasi që ky i fundit përmes një postimi në Facebook tha se gjatë tre muajve të parë të vitit 2024 ekonomia e Kosovës është rritur për 5%.

Bajrami është shprehur se pas katër viteve qeverisje, kanë mbetur me u lavdëru me një tre mujor.

“Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor. Mosni ashtu, se nëse matemi me nga një tremujor kur ju e keni marrë qeverisjen me 22 mars të vitit 2021 rritja ekonomike ka qënë hiç ma pak se 16.32%.” – ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit