5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bajraktari: Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për rastin Hajrizi

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari, ka vlerësuar se rasti i Faton Hajrizit, i cili u vra nga Policia e Serbisë të premten, një ditë pasi ai vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër do të duhet të shërbente si moment reflektimi për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të tjera.

Ai ka vlerësuar se sikur të kishte një bashkëpunim raste të tilla mund të evitoheshin.

“Rrethana si kjo do duhej të ishin momente reflektimi me theks të veçantë  me fqinjin  tonë verior ta kuptoj që domosdoshmëria për rritjen e bashkëpunimit edhe në fushën juridike – ndërkombëtare, policore dhe gjitha situatat. Është e domosdoshme, është e nevojshme për faktin se potencialisht mund të vije deri në shmangien e situatës së rasteve të tilla, sepse personi i arratisur potencialisht sikur ta imagjinonte mundësinë e transferimit të tij përkatësisht ekstradimit, atëherë do ta shmangte sepse ka pasur alternativa tjera”, ka thënë Bajraktari në emisionin “InfoNata”.

Bajraktari ka thënë se institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për rastin Hajrizit.

Ai ka thënë se qëndrimi i tij në kohë të gjatë në shërbimet korrektuese tregon se kanë dështuar në aspektin e risocializimit të tij.

Poashtu ai ka thënë se arratisja në disa raste e Hazirit dhe lejimi i tij në qendrat e tipit të hapur, tregon se nuk janë analizuar rrethanat si duhet për ta lënë Hajrizin aty.

“Për rastin Hajrizi, përgjegjësia është e shtetit dhe është në dy drejtime. E para është se një person edhe përkundër faktit që me vite ka qëndruar në burg, nuk ka arritur të risocializohet, pra aspekti kryesor i qëllimit të dënimit, risocializimi ka dështuar të arrihet.
E dyta, nuk janë analizuar mjaftueshëm rrethanat përkatësisht faktorët për vlerësim të rrezikut dhe të nevojave, si dhe planifikimi i ekzekutimit të dënimit.Prandaj, ky rast, përveç se duhet trajtuar nga mekanizmat e brendshëm, përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Shërbimit Korrektues dhe të institucioneve korrektuese duhet veprim i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Bajraktari.

Ndërkohë, ai ka thënë se duhet të marrë edhe veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit, për të parë se ku është bërë lëshimi dhe të gjithë ata që kanë vepruar në shpërputhje me përgjegjësitë e tyre të ballafaqohen me ligjin.

Faton Hajrizi i cili javë më parë ishte arratisur nga burgu, është vrarë të premten në Serbi.

Ai sipas autoriteteve serbe nuk kishte pranuar të dorëzohej dhe kishte gjuajtur me armë në drejtim të policëve serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit