-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Bajqinovci për sulmin në veri: 50 kilometra të kanalit të Ibër-Lepencit s’mund të ruhen me ushtarë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka thënë se parandalimi i sulmeve terroriste është një sfidë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e infrastrukturës kritike.

Duke iu referuar sulmit terrorist ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit, Bajqinovci tha se ruajtja e një infrastrukture të tillë në çdo kilometër është praktikisht e pamundur.

“Sulmet terroriste nuk mund ti ndalojë askush, duke përfshi në New York, Stamboll. Infrastrukturë kritike e ki kanalin e Ibër-Lepencit 50 kilometra, nuk mund të ruhet çdo 1 kilometër me nga një ushtarë. Kur e ki një shtet armik me 300 kilometra vijë kufitare. Kështu që këto gjëra, infrastrukturë rrike është çdo liqen, duke përfshirë Badovcin. Është KEK-u dhe shumë objekte të rëndësisë së veçantë.

Por tash nuk mundesh me ruajt çdo 1 kilometër kanalin e Ibër-Lepencit. Sulmet terroristë janë zor të parandalueshme.

Është përfolur nga njerëz të rëndësishme edhe kryeministri edhe kryetari i Kuvendit kanë deklaruar se mund të kemi sulme terroristë nga Serbia, prapë. Sulme të ndryshme. Me siguri kanë informacione nga brenda po edhe nga ashte, se Serbia përgatitë sulme”, ka thënë Bajqinovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit