Bahtiri me pretendim të rëndë: Kur është interesi amerikan, ata janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu, e lëre më një kryeministër

- Advertisement -

Duke diskutuar mbi raportet e Kryeministrit Albin Kurti me ShBA-në, Bahtiri ka insistuar se asnjë udhëheqës nuk mund të qëndrojë në pushtet duke pasur qëndrime anti-amerikane.

Sipas tij, Uashingtoni zyrtar nuk heziton të ndërmarrë masa ekstreme kur preken interesat e tij strategjike.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…” – ka deklaruar Bahtiri

Të ngjashme

Të fundit