Agim Bahtiri nga VV-ja i ka cilësuar si ‘’filma’’ shkuarjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe atyre të Aleancës në sallën e Kuvendit.
Bahtiri, drejtuar deputetëve të PDK’së dhe Aleancës, i ka ftuar ata të jenë të pranishëm në sallë në fund të javës së ardhshme, kur, siç ka thënë ai, ‘’do të kryhet puna me ka krejt’’.
‘’Me shumë mirësjellje i bëj apel partive opozitare që po shkojnë çdo ditë në sallen e Kuvendit, që të mos shkojnë kot sa për të bërë filma aty. Por në fund të javës së ardhshme, le të jenë të pranishëm aty kur edhe do të kryhet puna me ka krejt! Atë ditë le ta tregojnë veten’’, ka shkruar ai.






