Qeveria e Kosovë për nder të “Epopesë së UÇK-së”, sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton EO.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministrat e tjerë janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari. Ekonomia Online ka siguruar një bisedë të interesante në mes bacës Rifat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Baca Rifat i bënë pyetje me thumb, Sveclës duke i thënë se “A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten”.
Kjo është biseda e plotë:
Rifat Jashari: Si je?
A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?
Xhelal Sveçla: Po ngoj.
Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.
Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.
Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.
“Urime fesat të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.
