6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK: Nuk e di ku e kam djalin

- Advertisement -

Babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, nuk e di se ku e ka djalin.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu në oborrin e QKUK-së. Babai i tij thotë se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hic. Sikur me i pas ndodhë çikës teme, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai.

Gruaja e vrarë mbrëmë para repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë pritej të lindte sot, sipas familjarëve të saj. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit