13.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Kushtrim Xhemaili emërohet zëdhënës i AAK-së

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Kushtrim Xhemailin, zëdhënës të AAK-së.

Kreu i AAK-së ka thënë se në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kemi emëruar z. Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik, dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi bashkë me kolegët e Kryesisë në mbledhjen e rregullt, diskutuan për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike. Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me kolegët e Kryesisë në mbledhjen e rregullt, diskutuam për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike. Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, dëgjuam raportet organizative për gjendjen e degëve dhe mobilizimin e strukturave të Aleancës anembanë vendit.

Në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kemi emëruar z. Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik, dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit