Një 29-vjeçar është vrarë Pogragjë të Gjilanit, të dielën.
I dyshuari është njohur për Policinë e Kosovës, e cila tashmë i është vënë në kërkim.
Express ka mësuar nga burimet që personi i dyshuar për vrasje është babai i viktimës.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Policia.






