9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Azemi-Mihalit: Ti dhe VV i keni dhënë urdhra Nagip Krasniqit, hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri

- Advertisement -

Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzave të Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, për lidhjen e deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami me një biznes.

Azemi thotë se Mihali është hiperaktive në rrjete sociale dhe sulmon, por ikë prej kamerave e pyetjeve të gazetarvë sikur prej zjarri. Ai përmendi rastin kur Mihali iu iku pyetjeve të gazetarvë kur u intervistua nga Prokuroria.

Ai akuzoi Mihalin dhe VV’në se i ka dhënë urdhëra ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, që po akuzohet për keqpërdorime e korrupsion.

“Dejona Mihali është hiperaktive në rrjete sociale dhe s’lë kë pa e sulmuar, por prej kamerave e pyetjeve të gazetarëve ikën si prej zjarrit. Kështu iku edhe kur u pyet se për çfarë e intervistoi Prokuroria. “Për ta zbardhur të vërtetën”, tha, pa dhënë asnjë sqarim për direktivat që ia jepte vartësit të saj Nagip Krasniqit me mesazhe telefoni apo në ndonjë takim nëpër pompa derivatesh.

Dejona sikurse ne, e di cila është e vërteta: Nagip Krasniqi po akuzohet për keqpërdorime e korrupsion. E atij nuk i ka dhënë urdhëra as Hykmetja e as LDK-ja, por Dejona dhe VV-ja. Prandaj, ajo po bëhet edhe më agresive. Sepse e vërteta po del. Hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri”, shkroi Azemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit