Protestuesit në Tiranë janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë.
Menjëherë pas sulmit, alarmi i bankës ka rënë dhe është dëgjuar në të gjithë zonën.
Pas sulmit ndaj këtij institucioni financiar, TopChannel shkruan se gurët e protestuesve duket se nuk kanë kursyer as kabinën ku qëndrojnë rojet e Ambasadës Amerikane.
Gurët nuk janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të ambasadës, por vetëm drejt kabinës, e cila është pjesërisht prej xhami. Në momentin e sulmit, nuk ka pasur persona brenda saj






