Perparim Rama i përgjigjet Gashanit për Lojërat Mesdhetare: E din ti e unë çka na kanë thënë ICMG

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit të Kulturës dhe Sportit, Blerim Gashani në lidhje me Lojërt Mesdhetare.

Rama ka pyetur Gashanin që ta pyes shefin e tij Albin Kurti pse donte t’ia ndryshonte emrin Lojërave Mesdhetare nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”.

Ai i tha Gashanit se e dinë çfarë iu kanë thënë në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG)!

“MINISTËR, PËRKTHEJE LETRËN! S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve! Kjo është zyrtare! Jozyrtarisht, e din ti e unë çka na kanë thënë!  E din që janë skandalizu kur shefi yt, Kurti, ka lyp me ndryshu emrin nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, kur ka lyp me u bo vet kryetar etj, etj”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme

Të fundit