13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Avokati i Jakup Krasniqit thotë se kompjuteri i tij përdorej për t’u vendosur rrobat që të thaheshin

- Advertisement -

Mbrojtja e Jakup Krasniqit, përmes avokatit Aiden Ellis e ka marrë fjalën në fillim të seancës së sotme në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku ka folur lidhur me dokumentet e shumta që janë ofruar në këtë proces gjyqësor për të cilat Prokuroria kishte pretenduar se janë gjetur në kompjuterin e Jakup Krasniqit.

Mirëpo, Ellis shpjegoi se ZPS-ja tashmë e kishte konfirmuar se ky kompjuter nuk ishte i lidhur me një monitor por me rrymë elektrike. Krahas kësaj, ai tha se është kuptuar që kompjuteri është përdorur si mjetë mbështetje që të vendoseshin rrobat për t’ tharë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sikur se e dini në këtë proces gjyqësor shumë dokumente janë ofruar për t’u pranuar në prova që prokuroria pretendon që i ka gjetur në vendin e punës, kompjuterin e Krasniqit në shtëpinë e tij. Sa i takon kompjuterit, thjeshtë për ta shpjeguar kur flasim për një vend pune e kuptojmë sikur është një vend pune, një njësi kompjuterike. Me e-mailin e datës 28 qershor të këtij viti, Prokurori konfirmoi që ai nuk ishte i lidhur me një monitor, por ishte i lidhur me energjinë ose rrymën elektrikë. Megjithatë, e kuptojmë që kjo nuk është mënyra e punës dhe ai është përdorur si një mjet për mbështetje dhe ku vendoseshin rroba në mënyrë të tillë që të thaheshin dhe nuk është përdorur si vend pune”, tha Ellis.

Ellis tha se ZPS-ja vazhdimisht parashtron se Krasniqi ka pasur njohuri për autorësinë e këtyre dokumenteve e që sipas tij mbrojtja kërkon që të provohen këto pretendime.

“Ndërkohë që sipas parashtrimit të prokurorisë, parashtrohet që z. Krasniqi ka pasur njohuri për autorësinë e këtyre dokumenteve. Pozicioni dhe qëndrimi ynë dhe sqarimet tona sa i takon kundërshtimeve të pranimit të këtyre dokumenteve është që prokuroria duhet të provojë këto pretendime dhe ka disa pengesa të cilat duhet të sqarohen prej jush z. Gjykatës sepse prokuroria nuk ka përcaktuar, apo nuk ka sqaruar se cili është zingjiri i ruajtjes”, tha ai.

Ellis gjithashtu tha se ZPS-ja nuk e ka vërtetuar se kanë sekuestruar kompjuterin që lidhet me fotografitë të cilat vazhdimisht janë prezantuar në sallë e që pretendohet se janë bërë në shtëpinë e bardhë në Divjakë.

“Gjithashtu nuk kanë vërtetuar se kanë sekuestruar kompjuterin që takon e lidhet me fotografitë të cilat janë treguar dhe që pretendohet që të jenë bërë në shtëpinë e bardhë në Divjakë dhe nuk është treguar se sa veta kanë pasur qasje në periudhën nga 1999-a deri në nëntor të 2020-ës dhe nuk është vërtetuar në qoftë se z. Krasniqi e ka përdorur apo jo kompjuterin”, tha Ellis.

Avokati i Krasniqit shtoi se ZPS-ja nuk ka vërtetuar se këto dokumente elektorinike nuk janë larguar apo marrë asnjëherë nga ky kompjuter gjatë viteve 1998-99 apo nëse janë gjetur në versionin e papërfunduar.

“Po ashtu, nuk është vërtetuar nëse dokumentet elektronike nuk janë larguar ose nuk janë marrë asnjëherë nga kompjuteri në periudhën nga 98-a apo 99-a apo që kanë mbetur si një version në draft ose një version i pa përfunduar. Kështu që si rezultat nuk mund të arrihet një rezultat sa i takon autorësisë apo njohurisë. Kështu që prova që një gamë njerëz kanë pas qasje në atë kompjuter, nuk mund të provojë që në një person i caktuar i ka shtypur dokumentet ose në fakt këto dokumente në kompjuter kanë qenë dokumente për të cilat z. Krasniqi ka pas dijeni a po jo”, tha Ellis.

Aiden Ellis tha se Prokuroria nuk provon dot që dokumentet janë të besueshme apo autentike pasi shumë dëshmitar kanë thënë se nuk i kanë parë më herët.

“Sa i takon kundërshtimit që kemi është që Prokuroria nuk provon dot që dokumentet janë të besueshme apo autentike. Shumë dokumente janë paraqitur dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor si dokumente të cilat janë sekuestruar nga Jakup Krasniqi pa specifikuar se janë dokumente elektronike nga kompjuteri. Dëshmitarët, pjesa dërrmuese e tyre kanë thënë që është hera e parë që i kanë parë këto dokumente. Kështu që qëndrimi ynë është që nuk ka arsye të mjaftueshme për të treguar autenticitetin e dokumenteve. Qëndrimi ynë është që Prokuroria duhet të ketë provë strikte për të gjitha këto çështje. Barra e provës i takon Prokurorisë”, tha ai.

Ndërkohë, ai foli edhe për mundësinë që prokuroria të tërhiqet si rezultat i mosvërtetimit të autorësisë së dokumenteve e që si rrjedhojë mund të kalohet më shpejtë në pyetje për çështje të tjera.

“Sa i takon çështjes faktike që ne po e eksplorojmë në kundër pyetje, në qoftë se prokuroria është e përgatitur që të tërhiqet si rezultat i mos vërtetimit të autorësisë së njohurive për sa i takon dokumenteve sigurisht që mund të kalojmë më shpejt në çështje tjera për kundër pyetje, por përderisa ky mbetet ende pozicioni i Prokurorisë dhe Prokuroria nuk tërhiqet nga pozicioni i saj, sigurisht që ne do të bëjmë pyetje të cilat lidhen me këtë sferë”, tha ai.

Kundërpërgjigje për Ellis pati edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurorja Clare Lawson e cila shpjegoi rrethanat që e bëjnë të mjaftueshëm mbështetjen e pretendimit të tyre sa i takon këtyre dokumenteve.

“Sigurisht që disa dokumente janë gjetur në posedim të z. Krasniqi dhe në atë çfarë mendohet që ka qenë një aparat ose një kompjuter që është përdorur në atë kohë, ne mendojmë që është relevante dhe shton vlerë provuese sa i takon njohurisë së të akuzuarit për këto materiale. Megjithatë zakonisht ky është një faktor në midis faktorëve të tjerë duke përfshirë këtu marrëdhënien ndërmjet dokumenteve të gjetura në kompjuter dhe dokumenteve të gjetura në version të shtypur në posedimin e z. Krasniqi. po ashtu edhe pranimet e mëparshme të autorësisë të z. Krasniqi të dokumenteve të caktuara si dhe dëshmia nga dëshmitar të caktuar besoj që janë të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin tonë”, tha Lawson.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit si dhe seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 75-të që është Bislim Zyrapi i cili pritet që të dëshmojë deri në ora 11:00 për të vazhduar më pas me dëshmitarin e 77.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit