Tubim në Cyrih kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Një tubim me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Cyrih të Zvicrës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 15:00, në Helvetiaplatz në Cyrih.

Organizatorët iu kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe, siç thuhet në njoftim, të ngrenë zërin në mënyrë paqësore kundër asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në thirrjen e tubimit bëhet thirrje që pjesëmarrësit të jenë të pajisur me flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe të veshur kuq e zi.

Tubimi është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër dhe, sipas njoftimit, është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut

Të ngjashme

Të fundit