24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Avokati Hoxha: Faton Hajrizit i bie më mirë të kthehet në Kosovë, në Serbi s’do të kenë mëshirë për të

- Advertisement -

Avokati Asdren Hoxha ka komentuar ngjarjen që ka bërë bujë në të gjithë Ballkanin: vrasja dhe plagosja e një polici serb në Serbi, për të cilën i dyshuar është Faton Hajrizi, një i arratisur nga drejtësia kosovare.

Sipas Hoxhës, Faton Hajrizit do të ishte më mirë të kthehej në Kosovë dhe të vuante dënimin, sesa të arrestohet dhe të procedohet në Serbi.

“Faton Hajrizit më së miri i bie me ardhë në Kosovë. Nuk ka askund më mirë se në vendin e vet, në shtëpinë e vet, në mes të njerëzve të vet. Në qoftë se arrestohet edhe procedohet në Republikën e Serbisë, ai rrezikon dënim me burgim të përjetshëm, dhe aty Serbia nuk do të ketë asnjë mëshirë për vrasjen e policit në detyrë. Dënimi, tash a shkohet për terrorizëm apo për vrasje të rëndë, rreziku që të dënohet me burgim të përjetshëm është i madh”, deklaroi Hoxha.

Avokati theksoi se nëse është e mundur, Hajrizi duhet të kthehet në Kosovë.

“Nëse është disi e mundur, prapë po e them, as si njeri, as si avokat nuk dua me u deklarua në urimet të tilla, por mendoj që një qytetarit tonë, një shqiptarit, më së miri bie nëse qoftë se është e mundur ai me ardhë në Kosovë. Edhe me kthy aty ku ka qenë”, ka thënë Hoxha në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndërkaq, autoritetet serbe edhe ato të Serbisë edhe të Republikës Srpska janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.

Më herët, ministri Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se e organizuan transportimin e të dyshuarit për vrasje nga Presheva në Loznicë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit