12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Avdullahu: Qeveria Kurti në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin

- Advertisement -

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Avdullahu përmes një shkrimi në facebook ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë transparence sa i përket dialogut.

Ai tha se kjo qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin.

Sipas tij mallrat serbe janë duke u shitur më shumë se kurrë në Kosovë.

“Kjo Qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin – ndërkohë ai vazhdon të jetë i mbështjell me mungesë transparence. Në qendër janë gjithashtu fjalët moralizuese të Kryeministrit në stilin e reperit politik ‘Serbia nuk kalon’ përkrahur nga fansa militantë të cilët si në koncert bërtasin ‘e vërtetë – e vërtetë’. Ndërkohë mallrat e Serbisë kalojnë dhe shiten në Kosovë më shumë se kurrë e Kosova në veri më pak e pranishme se asnjëherë më parë. Poshtë populizmi” ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit