​ATK thotë se në janar-qershor 2026 mblodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 24 orë një i mitur, i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave, që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Postës Qendrore në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, i mituri dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua më vonë nga Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 24 orë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit