Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar si “atin e pavarësisë së Kosovës”.Ajo ka theksuar angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, si dhe ka përcjellë urimet e mbështetësve për shëndet dhe kthimin e tij në Kosovë.
“Po dëshiroj edhe unë që në emër të të gjithë mbështetësve të tij, që janë të Republikës së Kosovës, t’i uroj atit të pavarësisë së Kosovës, presidentit Hashim Thaçi, ditëlindjen. Duke kujtuar me epitetin më të lartë dhe respektin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Urimi i mbështetësve të tij sot është unik dhe i vetëm: që të ketë shëndet dhe sa më shpejt ai dhe shokët e tij të kthehen në Kosovë, të përfundojë njëherë e mirë padrejtësitë ndaj tij, dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosovës ta gjejë rrugën e vet”, tha ajo






